I vidhen paratë Lumturije Qailit, nënës së tre fëmijëve që është trajtuar si rast social nga Televizioni Shenja. Ajo shpjegon që pasi transmetimit në këtë televizion ishin paraqitur shumë njerëz që i kanë zgjatur dorën për ndihmë, por një natë fatëkeqe ajo kishte shkuar në spital për mjekim të vajzës së saj dhe në momentin që është kthyer në shtëpi e ka gjetur derën e hapur, kur ka shkuar për t’i kërkruar paratë tek vendi që i ka lënë, ato nuk i ka gjetur më. Kështu ajo e përlotur dhe e zhgënjyer tejmase tregon momentin kur është kthyer në shtëpi dhe ka parë shtëpinë në atë gjendje.
“Po ata që na kanë ndihmuar, ato para i kisha 400 euro që i pata grumbulluar. Na patën premtuar për shtëpinë të na e ndërtojnë, por nuk paksa qenë kismet…Kur e pash para dy dite, i pata fsheh tek divani dhe këto dyer nuk mbyllen mirë…un pata qenë në spital me fëmijët, sepse janë të sëmurë, prej një javësh e më shumë”, deklaroi Lumturije Qaili, kryefamiljare.
Të gjitha paratë e grumbulluara thotë kryefamiljarja i kanë shkuar, tani shpresa e vetme mbetet vetëm tek Zoti.
“Tash nuk e kam asnjë denarë më, ato që i pata grumbulluar, tash nuk kam asnjë denar…tash vetëm Zoti na ka në dorë, vetëm ai na ndihmoftë, ato që më shikojnë, ato që më dëgjojnë, sadopak të më ndihmojnë, tash edhe është afruar ramazani, unë nuk di çfarë të bëj”, tha mw tej ajo.
Ndërsa, bashkëshorti i saj e ka ndërprerë edhe mjekimin pas kësaj ndodhie, nga pamundësia që t’i paguaj shpenzimet e terapisë.
Familja Qaili jeton në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe me mungesë të atyre elementare, me kryefamiljarin që është në gjendje të keqe shëndetësore dhe tri vajzat e vogla vazhdimisht të me problem nga bronhiti për shkak të kushteve në të cilat jetojnë, shtëpi të pasigurt, me dritare dhe dyer të vjetra dhe mure të çara. Dhe duke mos mjaftuar kjo gjendje një person i paidentifikuar deri tani, në momentin që ka parë se nuk është askush në shtëpi ka hyrë dhe u ka vjedhur paratë.
Familjes Qaili ia vjedhin paratë e dhuruara by tvshenjaofficial