Rreth 30 % të prenotimeve nga turistë të huaj në Ohër dhe Strugë janë anuluar, njoftuan për Alsat punonjësit turistik. Ndërkaq për shkak të krizës politike, një pjesë e turistëve kanë vendosur ti shtyjnë prenotimet e tyre për më vonë.
Ka shumë anulime të prenotimeve. Imazhi që tregohet në Evropë dhe shtetet e tjera iu duket trishtuese dhe Maqedoninë si drejtim të mundshëm e anulojnë, të paktën për një kohë të caktuar. Mjaft prenotime janë anuluar dhe u ricaktuan. Rreth 30-40 rezervime në grup janë anuluar, me përqindje i bie diku rreth 30% – tha Boshko Kucinoski, menxher hoteli.
Nga kapaciteti i mbushur, ngadalë fillojmë të marrim anulime me pretekst se situata në vend shkakton telashe për realizimin e rezervimeve. Shpresoj që ky avaz të mos vazhdoj dhe nëse vazhdon kriza, atëherë me siguri do të ketë anulime – Ana Jançeva, menaxhere hoteli.
Nga Asociacioni i hoteleve të Maqedonisë apelojnë që sa më shpejtë të zgjidhet kriza.
Nëse duhet të zgjidhet diçka, duhet të bëhet periudhën në vijim, jo më shumë se një muaj. Nëse hymë në muajin qershor, kjo tashmë është vala e sezonit dhe do të shkatërrohet një sezon – tha Kërste Blazheski, Asociacioni i hoteleve të Maqedonisë, HOTAM.
Punonjësit turistik druajnë se nëse kriza nuk kapërcehet së shpejti, sezoni kryesor turistik mund të jetë shumë më i dobët se ai i vitit të kaluar.
Miki Trajnkovski