Platforma e Tiranës është përzierje direkte, por edhe rrezikim i sovranitetit të Maqedonisë. Kështu ka deklaruar presidentit i shtetit Gjorge Ivanov për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, përcjell SHENJA, ku ka shtuar se kërkesat nuk janë vetëm politikisht të rrezikshme por edhe në kundërshtim me kushtetutën.
“Cili shtet evropian do të kishte pranuar platformë i një shteti të huaj, të bëhet bazë për formimin e qeverisë. Ne jemi shtet multietnik, në të cilin askush nuk është i diskriminuar për shkak përkatësisë etnike dhe askush nuk është i përjashtuar. Në Qeverinë ka shqiptarë etnik si ministra të mbrojtjes dhe ministra të çështjeve evropiane. Ne jemi shtet i qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Ivanov.