LSDM ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të qetë dhe se në Maqedoni shumë shpejtë do të ketë demokraci, liri dhe barazi, vlera këto, që sipas tyre qytetarët i votuan në zgjedhjet e fundit.
Në komunikatën e LSDM-së poashtu thuhet se retorika e dhunës, kërcënimet dhe krimet do të zëvendësohen me jetë kualitative për të gjithë dhe drejtësi për të gjithë.
“Shumica e qytetarëve vendosën për jetë të përbashkët dhe integrim, dhe jo për ndarje dhe izolim. Vullneti i shumicës do të respektohet. Shumë shpejtë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe qeveria e re reformuese, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë”, kanë thënë nga LSDM.