Këto kafshë në vend të barit po hanë mbeturina. Ky vend është në hyrje të Liqenit Treska që njihet si vend turistik në komunën e Saraijt. Bariu Jakup Jakupi i cili i sjell kafshët në këtë vend që të kullosin, thotë se kjo gjendje e shqetëson shumë. Ai thotë se gjelbërimi ka ardhur në këtë gjendja nga papërgjegjësia e disa njerëzve, të cilët aty hedhin mbeturina.
“Këtu i hedhin mbeturinat edhe në mbrëmje. Sepse unë vij në mëngjes me lopët e mia por kur shoh në mëngjes mbeturinat shtohen. Vijnë në vikend banorët të pushojnë nuk kanë ku të ulen krejt është e mbushur me mbeturina”, tha Jakup Jakupi.
Por përveç mbeturinave banorët e pandërgjegjshëm i vënë flakë gjelbërimit.
Ekipi bëri thirrje tek zjarrfikësit. Pas 20 minutave zjarrfikësit arritën tek vendi.
Në pamundësi që kamioni i tyre të hyj deri tek zjarri, ata morën me vete lopatat që ta shuajnë zjarrin.
Sipas zjarrfikësve kjo nuk është hera e parë që këtij vendi dhe mbeturinave po i vihet flaka.
“Shumë herë kanë djegur në këtë vend mbeturinat, kurse tash i kanë vënë flakën edhe gjelbërimit.
“Ndodhë shpesh që këto mbeturina ti djegin?”
“Po shpesh, i hedhin vend e pa vend mbeturinat ka shumë njerëz të pa përgjegjshëm”, u shpreh Adem Bekteshi, zjarrfikës.
Ekipi jonë kontaktoi edhe me kryetarin e komunës së Saraijt Bekim Murati. Ai tha se do të ndërmerren masa për pastrimin e këtij vendi por pa dhënë shumë detaje. Murati na drejtoj tek drejtori i mirëmbajtjes së Liqenit Treska Haki Saiti i cili nuk iu përgjigj telefonatës tonë./ TV21