Ne e mbështesim shumicën e krijuar prej 67 deputetëve, dhe nuk ka zgjidhje tjetër institucionale. Kështu tha kryetari i partisë Uniteti, Gzim Ostreni, i cili është i ftuar në emisionin Arena në Televizionin SHENJA.
Ostreni tha se dëshira e shumicës së votuesve në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është që pikërisht kjo shumicë të ketë pushtetin. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një marrje me forcë të Kuvendit, por për obligim që duhet ta realizojnë partitë që përbëjnë shumicën e re parlamentare.
Ostreni thotë se i ka konsultuar edhe ekspertët juridik, të cilët thonë se krejt kjo që po ndodh është në kundërshtim me Kushtetutën.