Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristine Althauzer, ka deklaruar sot se situata politike e krijon kornizën e gjithë shtetit. Kështu që, kriza e cila po zgjat shumë, siç ka thënë ajo, ka dëmtuar dukshëm ekonominë e vendit. Althauzer ka theksuar se politikanët posedojnë gjitha instrumente për ta zgjidhur atë, por se nevojitet vullnet politik për të ndodhur ajo.
“Instrumente për zgjidhjen e krizës janë në tavolinë. Nevojitet vullnet politik që ajo të zgjidhet. Kuvendi të jetë operativ, të organizohet vet, të zgjidhet kryetar dhe pastaj të formohet edhe Qeveria e cila do të mund të veproj ai është rendi, është ai orari, jo vetëm për të mirën e politikës por edhe për të mirën e të gjithëve, për të mirën e ekonomisë, shoqrisë dhe çdo qytetari në veçanti. Unë i dëshiroj këtij vendi dhe qytetarëve që ajo të ndodh sa më shpejtë”, ka deklaruar Kristine Althauzer, ambasadore e Gjermanisë.
Gjatë preskonferencës së Shoqatës Ekonomike Maqedonaso-Gjermane, ku u prezantuan rezultatet e punës në vitin e kaluar, Althauzer tha se fleskibiliteti i mirë i Maqedonisë për të ballafaquar me krizën politike, nuk do të duhej të shërbente si pretekst që të mos veprohet në mënyrë energjike në zgjidhjen e krizës politike e cila po zgjat shumë.
“Zgjidhja e kësaj krize është vonuar tash më shumë. Sot jemi 11 prill, para katër muajve janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të gjitha analizat e ekspertëve të ekonomisë tregojnë se kriza politike e cila po zgjat tash më shumë kohë, ka reflektim negativ në ekonominë e Maqedonisë. Do të doja të theksoja disa pika, ato janë ulja e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor, borxhet e rritura, presioni fiskal gjithnjë e më I madh, më pak investime dhe rritje negative e miratimit të kredive si dhe pasigura në sektorin privat”, ka shtuar ajo.
Sipas rezultateve të anketës së realizuar mes kompanive anëtare të Shoqatës Ekonomike Maqedonase – Gjermane, në kuadër të së cilës janë anketuar 71 kompani , 51% kanë vlerësuar se situatën aktuale si të keqe ndërsa vetëm 10% të mirë. Në lidhje me perspektivën e pritshme, 63% vlerësojnë se situate do të mbetet e pandryshueshme, 26% presin të përkeqësohet, ndërsa vetëm 11% presin përmirësim.
Drejtori i delegacionit të ekonomisë gjermane në vend, Patrik Martens, thotë se kompanitë janë ankuar për mungesën e sigurisë juridike, stabilitetit politik dhe social, luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Për këtë arsye, ai ka thënë se është e nevojshme që shumë shpejt për zgjidhet kriza politike.
Teuta Buçi /SHENJA/
Althauzer: Kriza e stërzgjatur, po e dëmton… by tvshenjaofficial