Policia ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ”Tutunska Banka”.
Personi që dyshohet se ka vjedhur 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor ”Kisella Voda” në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura
Vjedhjen, sipas denoncimit e ka kryer B.S. (40), i punësuar në NLB banka.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur.
“Në pajtueshmëri me informatat të cilat janë shpërndarë në opinion për hetimin për incidentin në Bankën NLB, ajo çfarë është më e sigurt të ju informojmë dhe të ju sigurojmë se të gjitha klientët tanë dhe kolegë të punësuar në bankën tonë janë të sigurt. Të gjitha mjetet e klientëve tanë absolutisht janë të sigurta dhe klientët nuk duhet aspak të jenë të shqetësuar. Banka i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta”, deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të Bankës NLB , Antonio Argir.