Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev në fjalimin e tij ka qenë decid se nuk LSDM nuk ka pranuar platformën shqiptare, por ai nxori platformën e LSDM-së duke thënë se kjo do të jetë programi e Qeverisë. Ai më tej në fjalimin e tij tha se kush nuk do ta pranon këtë program nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
“Nuk ka platformë shqiptare. Ka program të Qeverisë, ja kjo është. Kush e pranon këtë program do të bëjë Qeveri, kush nuk e pranon nuk do të bëjë Qeveri. Kjo është shumë e lehtë të kuptohet”, tha Tuntev.
Ai këto komente i bëri pas deklaratave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët thanë se kolegët e tyre nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar platformën shqiptare.