Komuna e Dibrës akuzon pushtetin qendror se e pengon zhvillimin e turizmit në këtë qytetet duke mos e miratuar Planin Detajor Urbanistik për Liqenin e Dibrës. Nga sektori për urbanizëm në këtë komunë zbardhën për Alsat se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve rreth pikës nga e cila mund të fillojë urbanizimi i bregdetit 6 km i gjatë.
Si pasojë, investitorët potencialë nuk mund të realizojnë planet për ndërtimin e komplekseve turistike. Të parashikuara kanë qenë edhe katër pulla për ndërtimin e hoteleve.
Autoritetet komunale thonë se me muaj të tërë janë në pritje të pëlqimit edhe për plane të tjera urbanistike nga ana e Ministrisë nga të cilat varet zhvillimi i qytetit.
Për shkak të vonesave të tilla, komuna e Dibrës thotë se ka dështuar realizimi i një investimi prej madje 12 milionë eurove. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve refuzoi t’u përgjigjet akuzave të tilla.
Miki Trajkovski