Banka Botërore prezantoi sot raportin e rregullt ekonomik të Ballkanit Perëndimor, ku vihet në dukje gjendja ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në raport theksohet se rritje kanë pasur Kosova me 3, 6 %, Shqipëria 3,2 %, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia me 2, 28%, Maqedonia 2,4 % dhe Mali i Zi me 2, 1%. Raporti gjithashtu tregon se këto vende kanë shënuar rritje më të shpejtë se në 2015, sipas së cilës rritja regjionale në 2016 shënonte 2, 8%, ndërsa në 2017, 3, 2%.
Drejtoresha e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit, Ellen Golldstin, ka thënë se Maqedonia duhet të ketë kujdes në huamarrjen sepse ajo në vitin 2016 ka pësuar rritje.
“Borxhi i Maqedonisë po zmadhohet, që është një gjë shqetësuese, por jo sa në disa vende të tjera të regjionit që shkon deri në atë nivel sa do të kaploj ndonjë krizë apo problem me servisimin. Vendi duhet të fokusohet në zvogëlimin e shpenzimeve, në faturat, në zmadhimin e investimeve dhe tërheqjen e huamarrjeve”, ka thënë Ellen Golldstin, drejtor regjional i Bankës Botërore.
Sipas ekonomistit të Bankës Botërore për Maqedoni, Bojan Shimbo është e theksuar rënia e investimeve të cilat kanë qenë të goditura nga kriza politike.
“Edhe këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar pengesa kryesore që shkakton ulje vazhdon të jenë ndërtimet, respektivisht mungesa e mbështetjes për investime nga Investitorët Publik, për rregullimin e infrastrukturës…Ndërsa sa i takon investimeve publike, si shumë përgjithësuese kanë arritur në 6, 70 % të punimeve të përfunduara, që është një pjesë domethënëse për ndërtimet e përgjithshme”, ka thënë Bojan Shimbov, ekonomist nga Banka Botërore.
Porosia e tyre ishte që vendet duhet të shkojnë drejtë reformave në mënyrë që të përmirsohet efikasiteti në sektoret publike dhe të zmadhohet konkurrenca e tregut.
Ndërsa sa i përket vendeve të reja të punës në vitin 2016, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë shënuar rritje edhe atë duke zvogëluar varfërinë, me 240.000 persona të punësuar. Por, sipas këtij raporti edhe përkundër rritjes së tillë edhe më tej vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rrezik ngase ende një pjesë e madhe e popullatës janë të papunësuar.
Ky raport hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.
Raporti i BB-së: Shqetësuese për Maqedoninë… by tvshenjaofficial