Kërkesat tona do ta tregojnë shumicën e re parlamentare në punën e Kuvendit dhe ata frikësohen nga kjo. Kështu tha Oliver Spasovski në konferencën për shtyp që e mbajti në Kuvend.
“Sot në Kuvend shumica parlamentare në bazë të dispozitave të Rregullore kërkoi nga kryesuesi që të vendos për të votuar kalimin në pikën e radhës të rendit të ditës me qëllim që të debllokohet kuvendit dhe të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, tha Spasovski.
Ai shtoi se në vend të kësaj Velanovski në mënyrë më të vrazhdë, ka treguar se është duke e uzurpuar pozicionin e kryesuesit dhe po shkel Rregulloren.
““Destabilizimi I Maqedonisë është bërë 10 vitet e fundit që kur VMRO DPMNE është në pushtet dhe ato që e kanë shkatërruar Maqedoninë, institucionet, sistemin, ato të cilët e kanë ndarë Maqedoninë, tani me të vërtet është jologjike që të kërkojnë stabilitetin e Maqedonisë”, ka thënë Spasovski.