Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski tha se LSDM përgatit skenarë të dhunshme.
“Nuk dëshiroj të flas për planet e tyre edhe pse i dimë. Ju thamë atyre, se i dimë, dhe do të apeloj që të mos tentojnë të shkelin Rregullore dhe Maqedoninë. Fshehja e marrëveshjeve politike që prekin në unitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit më nuk është e mundshme. Askush nuk do të lejoj që të punojnë në atë mënyrë, në dëm të qytetarëve”, tha Ilija DImovski.
Ai tha se kishte një tentim për të shkelur Rregulloren dhe të ndalohet e drejta e deputetëve për të mbajtur fjalim.
“Kjo është tentim për shkelje të mbi 200.000 mijë qytetarë që për çdo ditë protestojnë dhe dëshirojnë që qëndrimet e tyre të thuhen në Kuvend”, tha Dimovski.