Deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski tha se disa persona në gjendje të alkoolizuar janë futur në ahengun e tyre familjar dhe pas mosmarrëveshjes verbale kaq pasuar edhe përleshja fizike.
“Po marr informacione se sulmuesit janë nga radhët e MPB-së, ndërsa dëshiroj t’i bëj thirrje profesionistëve të vërtet në MOB të zbardhin rastin. Shërbimet përgjegjëse a kanë identifikuar dhe a u kanë bërë test alkooli atyre personave? Sulmit i kanë paraprirë provokime klasike me bazë politike. Dyshoj se personat janë nga Kumanova por në interes të hetimit nuk do të komentoj më shumë se kaq”, ka thënë deputeti Maksim Dimitrievski në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, raporton SHENJA.