06 April
Situata pa rrugëdalje po zgjatet, VMRO- DPMNE-ja e mban të bllokuar Kuvendin, opozita thotë se ka plan se si do të zgjidhet kriza politike, duke zgjedhur kreun e Kuvendit dhe më pas edhe qeverinë reformatore. Por strategjia e tejkalimit të krizës nuk është bërë e ditur. Ndërkombëtarët apelojnë për zgjidhje dhe thonë se nuk ka arsyetim për mos-formimin e qeverisë së re. Për këto dhe tema të tjera në “Rruga drejt” sonte të ftuar janë Tahir Hani, përfaqësues i BDI-së, Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së dhe Lulzim Aliu, përfaqësues i Lëvizjes BESA.