Pas kërkesës së Spasovskit që të kalohet në pikën e katërt, zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, kanë pësuar disa polemika mes VMRO dhe LSDM edhe jashtë foltores, raporton SHENJA.
Në një moment deputeti Enes Ibrahimi u dëgjua duke bërtitur dhe e quajti Trajko Velajnovskin “puçist”. Në moment reagoi Veljanovski dhe pyeti deputetin si nuk i vjen turp ta quajë ashtu dhe ndërpreu seancën duke caktuar 15 minuta pauzë.