Borxhi i lartë publik, nuk është shqetësim në vete, por shqetësimi më i madh është ajo se për çka dedikohen mjetet që merren hua. Kështu thonë ekspertët për Televizionin SHENJA, duke shtuar se borxhet që i merr Republika e Maqedonisë, shkojnë për çështje sociale, harxhime të rregullta siç janë rrogat, por edhe projekte joproduktive siç ishte Shkupi 2014. Këto gjëra, sipas ekspertëve, do të duhej të mbuloheshin nga të hyrat e rregullta të shtetit, e jo nga huatë. Përndryshe, borxhi publik tejkaloi vlerën absolute prej 5 miliardë eurove, duke arritur nivelin prej rreth 53 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor. Megjithatë, profesori Abil Baush thotë se ky borxh, nuk është i tëri, pasi ka edhe borxhe që nuk hynë në këtë kalkulim.
“Ka ndërmarrje në Republikën e Maqedonisë ku shteti ju ka ende borxhe. Për kthimin e TVSH-së, për punët që i kanë bërë me prokurime publike etj. Edhe këto janë borxhe, por këto nuk kalkulohen, nuk i kalkulojnë. Nuk e dijë pse, ose nuk është e rregulluar me ligj, ose kemi ndonjë metodë tjetër, por këto nuk kalkulohen”, ka deklaruar Baush.
Nga ana tjetër, ekspertët ekonomik apelojnë për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike, pasi vendi nuk mund të funksionojë me qeveri teknike. Edhe pse qeveria teknike i ka duart e lidhura, Visar Ademi thotë se ajo po tejkalon kompetencat e saja. Nga ana tjetër, Abil Baush thotë se një qeverisje e suksesshme, duhet të rezultojë rritje ekonomike më të madhe se 3 për qind. Ndryshe, thekson ai, humb kuptimi i qeverisjes, pasi këtë nivel të rritjes e arrin ekonomia edhe pa ndonjë ndërhyrje.
“Tani ke situata absurde kur Qeveria e re po hapën tenderë të madh multi-milionë eurosh për Klinikën Spitalore që do të ndërtohet në Shkup. Kjo është e patolerueshme për qeverinë teknike. Kjo nuk është mision ose aktivitet që duhet ta kryejë qeveria teknike. Thash edhe një herë, Qeveria teknike ka mision teknik, nuk ka mision zhvillimor ose për të bërë lëvrimin e tenderëve”, tha Ademi.
“Sipas shumë teorive të reja, nuk ka nevojë që të ketë edhe qeverisje për të bërë politikat që të ketë rritje pre 2 deri 3 për qind, sepse vetë shteti gjeneron rritje ekonomike. Po për atë kemi qeverisje reale, të mirë, që do të rritë rritjen ekonomike që mandej ne të mund ta servisojmë borxhin”, deklaroi Baush.
Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e trendit të fundit, ku borxhet e vjetra po shlyhen me borxhe të reja. Kjo ndikon në rritjen e kamatës, sqarojnë ata, duke shtuar se me mjetet që paguhen për kamatë, mund të realizoheshin projekte të ndryshme infrastrukturore.
src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5hcusv” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Ardhmëria e qytetarëve të Maqedonisë, “nën… by tvshenjaofficial