LSDM ka një strategji për debllokimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe formimin e Qeverisë së re. Këtë e kumtoi sot deputeti i kësaj partie, Lupço Nikollovski, por duke mos zbardhur detaje nga kjo strategji. Ai vetëm tha se presin momentin e duhur. LSDM ndërkohë ka refuzuar edhe çdo mundësi për bisedime të reja me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, duke thënë se nuk negocjojnë me kriminel.
“Ne strategjinë do ta prezantojmë dhe do ta ndërmarrim dhe planin do ta realizojmë në një moment të caktuar dhe ajo do të nënkuptojë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Deri në atë moment, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që na I lejon kushtetuta, ligji dhe rregullorja të gjithë neve si përfaqësues të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Nikollovski.
Në debatin e sotëm parlamentar janë përfshirë edhe deputetët shqiptarë. Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, në fjalën e tij tha se vendi po shkon drejt një shteti teknik duke numëruar kshtu të gjitha nivelet e pushtetit që tanimë kanë vetëm mandat teknik. Ndërkaq nga VMRO-DPMNE u kundërpërgjigjën duke thënë se ishin deputetët e BDI-së ata që për 9 vite kanë votuar dhe duartrokitur për projektet dhe veprimet e VMRO-DPMNE-së dhe më së paku kanë të drejtë ti kritikojnë ata.
“Jemi dëshmitar që edhe kryetarëve të komunave u ka kaluar afati. A doni të kemi shtet teknik? Ku është zgjidhja? Ku janë ekspertët, profesorët, po keqpërdoret foltorja e Kuvendit”, tha Alimi.
“Nuk ka mundësi që tani BDI, 9 vjet të votojë projektet e VMRO-së dhe I duartrokit VMRO-së, ndërsa tani për 9 ditë VMRO nuk bën si parti politike dhe e keqpërdor shtetin. Duhet të jeni korrekt”, tha Milloshoski.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, ftoi deputetët maqedonas që të jenë të kujdesshëm në termet që përdorin kur flasin për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, ndërsa akuzoi deputetët e VMRO-DPMNE-së se janë të vetmit në botë që kanë frikë nga një gjuhë tjetër.
“Mua nuk më pengon asgjë që gjuha maqedonase të jetë në Shqipëri dhe Greqi e as në Kanada. Nuk e kam të qarte se si kolegët tanë deputetë frikësohen nga gjuha shqipe. Të nderuar, ne kemi shumë shembuj në botë ku janë zyrtarizuar gjuhët ku pakicat janë shumë më pak, si p.sh Kosova dhe Finlanda, të mos flas për shembuj tjerë”, tha Ibrahimi.
Edhe sot gjatë gjithë ditës, e ashtuquajtura platforma e Tiranës ka qenë kryefjala e debatit parlamentar ku në rend dite ishte pika për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emrim. Pika e radhës është ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Vazhdoi edhe sot tentimi për konstituimin e… by tvshenjaofficial