05 April
Prishja e mundshme e marrëveshjes së Turqisë me Bashkimin e Evropian do të aktualizojë krizën me emigrantët në Maqedoni duke rrezikuar përballjen e sërishme me një fluks të ri emigrantësh. Ministri i Punëve të Brendshme Agimin Nuhiu thotë se Maqedonia, në bashkëpunim me institucione tjera ndërkombëtare, është e gatshme që të përballet me emigrantët.
Skenari më i rrezikshëm në lidhje me emigrantët do të jetë prishja e marrëveshjes që ka Republika e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe qëndrimi i Greqisë për emigrantët përskaj kufirit me shtetin tone – tha Agim Nuhiu, Ministër i punëve brendshme.
Në brifingun diplomatik për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim, në Ministrinë e jashtme, ambasadorja e Serbisë Dushanka Divlak Tomiq tha se edhe Serbia pret përkrahje të fuqishme nga venet evropian për këtë problem.
Nga MARRI si nismë unike presim të sigurojë jo vetëm ndihmë profesionale, planifikimin e aksioneve të përbashkëta por edhe kontribut konkret për krijimin e planeve të reja vepruese, si dhe mbështetje në koordinimin dhe zbatimin me mekanizmat ekzistuese të të gjithë pjesëmarrësve në MARRI. Nga partnerët e MARRI presim t’i investojnë angazhimet e tyre dhe t’i ofrojnë zgjidhjet më të mira për krizën e emigrantëve – u shpreh Dushanka Divlak – Tomiq, ambasadore e Serbisë.
Për vitin 2017 buxheti për Nismën “MARRI” parasheh 500.000 euro. Në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017 në Maqedoni janë regjistruar rreth 27 mijë emigrant të cilët zakonisht janë pa dokumentacion adekuat, ndërsa 100 prej tyre, janë akuzuar edhe për vepra penale.
Senat Zylbehari