Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se shteti po shkon drejt institucioneve teknike. Ai ka shtuar se nuk ka seancë konstitutive që ka zgjatur me ditë.
“Jemi dëshmitar që edhe kryetarëve të komunave u ka kaluar afati. A doni të kemi shtet teknik? Ku është zgjidhja? Ku janë ekspertët, profesorët, po keqpërdoret foltorja e Kuvendit”, tha Alimi.
Ndërkaq Alimiti i replikoi Antonio Milloshovski i cili tha se BDI për 10 vite i ka votuar ligjet e VMRO-DPMNE-së dhe për 10 vite i ka duartrokitur VMRO-DPMNE-së, ndërsa tani po e kritikon atë.