Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në një kumtesë të dërguar sot thonë se është e patolerueshme që për platforma të naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevskit të bllokohet Kuvendi dhe formimi i Qeverisë si nga VMRO-DPMNE por edhe nga Gjorge Ivanov.
“E patolerushme është që për platformat e naftës dhe biznesit të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gurveskit deri në moment të fundit deputetët e VMRO-DPMNE-së të bllokojnë Kuvendin, kurse Gjorge Ivanov të mos e jep mandatin vetëm që të mbrojë krimet në llogari të interesit shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM.
Nga LSDM vlerësojnë se Gruevski dhe Ivanov duhet të ndalojnë së punuari që Maqedonia të bëhet shtet binacional.
“Ivanov dhe Gruevski nuk guxojnë që edhe më tej të punojnë për shtet binacional dhe të pengojnë shoqërinë, e cila qartë është e orientuar për përparim të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thonë nga LSDM.
Por nga LSDM shtojnë se eurokomesari Johanes Han, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk por edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Xhes Bejli, e kërkuan të njëjtën gjë, ndërrim të vendimit të Gjorge Ivanov, sundim të së drejtës, respektim i parimeve demokratike dhe shumicës parlamentare me qëllim që të formohet Qeveri e re dhe të zgjidhet kriza politike dhe institucionale në Maqedoni.
Ata thonë se Gruevksi nuk ka kë të integrojë, qytetarët zgjodhën për ndryshim të pushtetit kriminal.
Proceset demokratike në kohë më të shpejtë do të vazhdojnë me përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe mandatin për formimin e qeverisë së re sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve, porosisin nga LSDM.
Nga partia konsiderojnë se është e palejueshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së ta bllokojnë punën e Kuvendit, ndërsa Gjorge Ivanov të mos e japë mandatin për formimin e qeverisë.
Nga LSDM shtojnë se proceset reformuese janë prioriteti kryesor në programin e qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare, e cila siguron sundimin e drejtësisë dhe jetës cilësore në një shoqëri për të gjithë qytetarët.