Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë diskutuar 557 minuta ose rreth 9 orë, ato të LSDM-së 305 minuta ose rreth 6 orë, të BDI-së 51 minuta dhe të BESËS 9 minuta. Kjo për partinë VMRO-DPMNE, është argument se debati në Kuvend po zhvillohet.
“Tre ditët e para i ngjasonte një monologu por tani jo. Ka 184 paraqitje procedural, prej tyre 90 të LSDM-së dhe 66 të VMRO-DPMNE-së. Ne kemi fituar në zgjedhjet dhe e kemi të drejtën në këtë formë të shprehemi, mbi gjitha kur hapen çështje të ndjeshme për shtetin. Hipotetikisht edhe nëse formohet Qeveri me përbërjen e tillë parlamentare nuk garantohet produktivitet për shkak se çdo diskutim për cfarëdo qoftë mund të jetë sikurse e diskutimi i tanishëm”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Ata kanë shtuar se mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë është shpallja e zgjedhjeve.