Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës për të vendosur për demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Vujanoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.