Tanimë disa muaj janë ndërprerë punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kërçovës. Përveç rojeve, në objekt nuk ka as një lëvizje. Fillimisht u njoftua se spitali do të jetë gati në vitin 2015, që më pas plani të ndryshojë për në vitin 2017.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ndërtimi i spitalit në Kërçovë realizohet në dy faza. Sipas tyre, faza e dytë duhet të fillojë menjëherë pasi të zgjidhen firma me ofertën më të mirë, sepse faza e parë e ndërtimit ka përfunduar në gusht të vitit të kaluar me rreth 70% të punës. Derisa spitali i ri të vihet në përdorim, banorët e Kërçovës ankohen se shërbimet shëndetësore i marrin në kushte joadekuate.
Kushtet janë katastrofike duke filluar nga higjiena – shprehet një qytetar.
Disa nga objektet e spitalit janë nga periudha e Luftës së Parë Botërore.
Drejtori Lupço Ristevski pranon se kanë mungesë të personelit, se objekti i spitalit është shkatërruar dhe se punohet me vështirësi. Ai thotë se ngecja e ndërtimit të objektit të ri edhe ata i ka zhgënjyer. Në repartin i fëmijëve mungojnë pajisje të mjaftueshme.
Në këtë spital mungojnë edhe mjekë. Internistë, anesteziologë, mjekë të syve dhe të lëkurës vijnë nga qytete tjera. Këtu ka vetëm dy gjinekologë dhe tre kirurgë që shërbejnë më shumë se 50 mijë banorë.
Miki Trajkovski