01 April
Këshilli i prokurorëve ka mbetur me një anëtar më pak pasi Zoran Sulejmanov do të dalë në pension. Tani në vend që me 11, ky trup do të punojë me 10 anëtarë. Sulejmanovit mandati katërvjeçar i skadoi vitin e kaluar më 1 prill ndërsa Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ia vazhdoi të njëjtin. Tani, problem përbën fakti se nuk ka mënyrë se si të plotësohet pozicioni i tij, duke pasur parasysh se institucioni ligjvënës është i bllokuar ndërsa kjo do të thotë bllok indirekt të emërimit të anëtarit të ri të këtij trupi, i cili kontrollon punën e prokurorëve. Sulejmanov ishte pjesë e Këshillit të prokurorëve prej vitit 2012 me propozim të Kuvendit. Për juristët, hapësira në Këshill hap probleme të reja, votim të barabartë.
Mund të ndodh të jenë 5-5 në vota dhe të ketë situatë të mos kenë shumicë, që nuk është e çuditshme. Situatë shumë e lehtë dhe e realizueshme, sepse nëse keni numër çift të anëtarëve, me të vërtetë nuk e dini kush si do të votojë, ndërsa bëhet fjalë për lëndë shumë të rëndësishme, diçka që edhe më tej e bllokon sistemin juridik – tha avokati Zvonko Davidoviq.
Këshilli i prokurorëve tek tani duhet të vendos nëse rastet “Monstra” dhe “Sopoti” do t’i jepen Prokurorisë Speciale. Pikërisht Zoran Sulejmanov më ashpër sulmoi Katica Janevën kur ajo para Këshillit prezantoi raportin njëvjeçar për punën e Speciales vitin e kaluar në muajin shtator. Janeva u largua nga seanca me arsyetimin se është ballafaquar me ofendime personale nga Zoran Sulejmanov, edhe pse nuk ka pasur asnjë vërejtje për atë që është shkruar në raport.
Bojan Stojanovski