44 vjeçari A.B. dje ka rrëshqitur dhe ka rënë nga konstruksioni i kulmit të shtëpisë së tij në Kumanovë, duke marrë lëndime të rënda trupore.
Me automjetin e ndihmës së shpejtë, personi është bartur në Qendrën Klinike në Kumanovë, ndërsa pasi iu ofrua ndihma mjekësore fillestare, ai u transferua në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim mjekësor të mëtejmë.
Në vendin e ngjarjes, hetime kanë kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme-Kumanovë.