01 April
Argëtim i madh për fëmijë “Apriliada 2017-Shkupi qesh” me rastin e 1 Prillit – Ditës së gënjeshtrës sot në orën 11:00 do të mbahet në sheshin “Maqedonia” për fëmijët nga të gjitha kopshtet, shkollat dhe fëmijët nga qyteti i Shkupit dhe rrethinës.
Princat, princeshat, zanat e maskuara dhe të gjitha figurat nga filmat e vizatuar do t’i argëtojnë seksioni folklorik dhe seksioni i baletit të QKF “Karposh”, fëmijët nga Zlatno sllavejçe dhe Grupe të kërcimit nga shkollat fillore nga Shkup dhe nga rrethina.
Me rastin e 1 Prillit, Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” edhe sivjet hapi konkurse për shkollat fillore dhe të mesme që të marrin pjesë në manifestim dhe të garojnë për maskën dhe karikaturën më të bukur për të cilën do t’ju ndahen shpërblime dhe diploma.
Manifestimi është në organizim të Qendrës kulturore për fëmijë “Karposh” dhe të Qytetit të Shkupit.
Në sheshin “Maqedonia” aheng do të organizohet edhe në mbrëmje në orën 20:00, kur do të marrin pjesë Andrijana Janevska, Marija Stanojkoviq, Vllatko Ilievski, Aleksandar Tarabunov, Laura Kërliu dhe grupi BRASS BROTHERS. Në fund është paraparë edhe performancë e di-xhej,
Për pjesën e mbrëmjes nga manifestimi në skenë do të defilojnë nxënësit nga shkollat e mesme me maska grupore, ndërsa pjesëmarrësit në grupin më të mirë të maskuar do të marrin edhe çmim të vlefshëm.