Fondacioni ‘Albiz’ do të investojë 200.000 euro në shkollat e Sarajit. Albiz sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Sarajit, për fillimin e projektit për renovimin e disa shkollave në këtë komunë.
Kryetari i Fondacioni ‘Albiz’ Nexhat Shahini, njoftoi se me shumën që e kanë grumbulluar do të merren kryesisht me renovimin e kulmeve të shkollave, ndërsa një shkollë tha ai, ka nevojë për rindërtim të tërësishëm.
“Sipas situatës që e pamë në komunën e Sarajit 50-60% e shkollave, gjendja shumë e keqe është në kulm sepse janë kulme që janë ndërtuar qysh prej kohës së socializmit dhe janë materiale kancerogjene të cilat urgjentisht duhet të tërhiqen dhe të rinovohen. Kemi shkollën në Gërçec, e cila duhet të rrënohet, pasi nuk është vetëm kulmi, është në gjendje shumë të keqe, pra duhet të ndërtohet një shkollë krejtësisht e re”, tha Nexhat Shahini nga Fondacioni “Albiz”.
Ndërsa kryetari i komunës së Sarajit, falënderon këtë fondacion që do të mundësoj përmirësimin e gjendjes së shkollave të kësaj komune.
“Do të jetë një investim kapital për shkollat e komunës së Sarajit dhe falë afaristëve tonë të komunës së Sarajit, por edhe më gjerë të cilët janë donator në fondacionin ’Albiz’, gjatë këtij viti nëpër shkollat e kësaj komune. dhe me këtë investim kapital do të mundohemi që sado pak të krijojmë kushte më të mira për nxënësit, rrespektivisht për fëmijët tanë”, tha kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Gjithashtu sot Fondacioni ‘Albiz’ dhe komuna e Sarajit kanë nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi, me të cilën synojnë fuqizimin e dhe avancimin e rrethit të Sarajit. Bashkëpunimi që do të realizohet në kuadër të këtij protokolli në mes dy institucioneve parasheh hapjen e një qendre multifunksionale, e cila do të shërbejë si qendër kulturore, shkencore, edukativo-arsimore dhe socio-humanitare
Në mungesë të komunës, “Albiz” përkujdeset për… by tvshenjaofficial