Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare juglindore do të jetë gjatë fundjavës.
Temperatura do të arrijë deri në 24 gradë nesër dhe 25 gradë të dielën. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 7 gradë nesër dhe të dielën prej 0 deri në 6 gradë Celsius.
Mot më i freskët dhe i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, ndërsa kohë pas kohe me intensitet mesatare na pret nga fillimi i javës së ardhme të punës. Në malet më të larta është e mundur edhe reshje e kohë pas kohshme të borës.
Temperaturat e ditës do të arrijnë 20 gradë të hënën, 18 të martën, 19 të mërkurën dhe 20 të enjten. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 1 deri në 7 gradë Celsius.