Mbrëmjen e kaluar, dyqind e njëzet punëtorë nga fabrika LEAR në zonën e industriale në Tetovë janë pranuar në spitalet në Tetovë dhe Gostivar pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Sipas informatave paraprake nga policia, rasti është raportuar nga stafi mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës rreth 04:40 pas mesnate pasi më herët, rreth orës 01:00 kanë konsumuar darkët ata që ishin turni të tretë në punë.
Pas dy orëve, nga gjithsej 264 punëtorë që kanë qenë aktualisht në punë, tek 220 prej tyre u shfaqën simptomat e para të helmimit me ushqim, të vjella, dhimbje barku, si dhe marramendje. Shumica e punëtorëve janë pranuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa 23 të punësuar që ishin me origjinë nga Gostivari janë transferuar për trajtim në spitalin e Gostivarit, shkruan MIA.
Sipas të dhënave të fundit, një pjesë e punëtorëve pas intervenimit mjekësor janë liruar nga spitali.
Ekipet e Policisë kanë kryer hetim në fabrikë, ku kanë marrë mostra nga ushqimi dhe punojnë në zgjidhjen e plotë të rastit.