Borxhi publik i Maqedonisë edhe zyrtarisht kaloi shifrat e 5 miliardë eurove.
Numratori në ueb faqen Javendolg.mk tregon se borxhi publik i Maqedonisë në mënyrë maramendëse po rritet në çdo sekondë, ndërsa për momentin arrin vlerën prej 5 000 041 000eurove, transmeton Aktuale.mk
I llogaritur sipas Bruto prodhimit vendor, borxhi publik kap vlerën prej 53.21 % të BPV-së, ndërsa në bazë statistikore çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh në vlerë prej 2500 eurove.
Të dhënat e publikuara në ueb faqen për borxhin publik janë vlerësime në bazë të të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror të statistikave.