Edhe në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, pjesën më të madhe të kohës deputetët debatuan për probleme dytësore kurse më pak ju qasen pikave të rendit të ditës. Diskutimi filloi nga kushtet për zhvillimin e sportit, bujqësisë, testimin ekstern, kushtet dhe ushqimin në shtëpitë e studentëve, në spitale dhe në qytetet tjera për të përfunduar në përplasje për deklaratën e partive shqiptare. Gjatë debatit pati akuza për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga njëra anë dhe akuza për shmangie nga përgjegjësitë e kriminaliteti, nga ana tjetër.
“U propozoj të gjithëve që të klikoni në njërën nga ueb faqet e Qeverisë e cila akoma udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja dhe aty do të shihni dokument me nënshkrim dhe vulë të Qeverisë ku thuhet se duhet të sillet ligj i ri për përdorimin e gjuhëve, me vulën e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së gjithashtu shkruan për diskutim të gjerë për simbolet kombëtare”, ka thënë Radmilla Sheqerinska, LSDM.