Kryetari i Komisionit Shtetëror për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit Igor Tanturovski ankohet se nuk ka mjete dhe kuadro për ta luftuar më denjësisht korrupsionin në Maqedoni. Pas një hulumtimi të cilin e pubikoi Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, në të cilin dukeshin hetimet e vobekëta të Komisionit prej vitit 2006 deri në vitin 2015, kryetari Tanturovski demantoi një pjesë të të dhënave të cilat tha se kanë nevojë për përpunim, dhe u ankuar se puna e tyre është shumë e rëndë se sa duket në publik. Ai madje u lavdëruar se në vitin që lamë pas ata kanë qenë shumë aktiv duke procesuuar qindra parashtresa për korrupsion zgjedhor.
“Nuk mund të them se Komisioni i zbaton 100% të gjitha kompetencat që i ka, por me atë kapacitet që e kemi në dispozicion, edhe nga aspekti material, edhe ai njerëzor punohet në maksimum. Thuajse gjithë vitin 2016 ne ishim në periudhë zgjedhore, dhe u jemi përgjigjur qindra kërkesave lidhur me procesin zgjedhor. Në raportin e ri i cili do të publikohet së shpejti, do të shihni se komisioni ka punuar shumë gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Igor Tanturovski, Kryetar i Komisionit Shtetëror për Anti Korrupsion .
I pyetur se përse nuk e luftojnë korrupsionin e lartë dhe keqpërdorimet e funksionarëve të lartë shtetëror, Tanturovski u arsyetua se ata nuk e selektojnë korrupsionin që do ta hetojnë, por të gjitha rastet i hetojnë në mënyrë të barabartë. Tanturovski njoftoi se po hetohen edhe raportet e revizionit të institucioneve ku dukeshin harxhimet e mëdha të funksionarëve për darka dhe udhëtime
“Komisioni nuk bën dallime se a bëhet fjalë për korrupsion të lartë, të mesëm ose të ulët. Madje nuk ekziston as metodologji për ndarje të tillë. Gjithçka që vjen tek ne si lëndë, ose gjithçka që ne hapim me iniciativën tonë ose do ta dëgjojmë prej mediave, e shqyrtojmë pa asnjë përjashtim. Ka shumë raste që janë në vijim e sipër dhe për to nuk mund të komentoj. Nuk mund të njollosim funksionarët pa prova pasi një gjë e tillë nuk është e lejueshme”, ka shtuar më tej ai.
Komisioni Anti korrupsion nuk po ngrit procedura penale kundër funksionarë ve shtetëror. Prej 27 rasteve të janë shënuar në vitin 2008, në 2015 janë shënuar vetëm 2 procedura penale. Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar ka vërejtur edhe rënie të nivelit të hetimit të listave anketuese të deputetëve. Në vitin 2011 janë kontrolluar 126 lista deputetësh, ndërsa në 2015-tën vetëm 43. Komisioni ka rënie edhe në ngritjen e procedurave kundërvatjëse për ata që nuk dorëzojnë të dhëna për pasurinë e tyre. Në vitin 2008 janë ngritur 58 procedura të tilla ndërsa në vitin 2015 vetëm 7.
Por vërehet edhe mungesa e vullnetit tek qytetarët për të denoncuar korrupsion në këtë instititucion.
“Komisioni për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit deri tani nuk ka përgatitur një raport të veçantë për keqpërdorimet e mundshme të mjeteve të buxhetit për fushatë zgjedhore ose aktivitete politike. Kjo pasi që nga viti 2007 deri në vitin 2015 ajo nuk ka vërejtur keqpërdorime të tilla”, ka thënë Marija Sazdevski, QMBN.
Në raportin e Qendrës vërehet se Komisioni Anti Korrupsion ka arritur të kthejë vetëm 1 milion e gjysmë euro, para të fituara në mënyrë të paligjshme në vitin 2015, për dallim prej vitit 2007 kur janë kapur 2 milion e 700 mijë euro të fituara ilegalisht dhe i janë kthyer buxhetit të shtetit.