Kuvendi i Maqedonisë akoma nuk ka zgjedhur kryetarin e përbërjes së re parlamentare, por koalicioni BDI-LSDM-Aleanca ka caktuar Talat Xhaferin si emër kandidat për postin e kryeparlamentarit. Opinioni shqiptar kundërshtoi ashpër këtë propozim për shkak të së kaluarës të afërt dhe të largët të Xhaferit, e cila lidhet jo vetëm me skandale korruptive e kriminale, por edhe me shërbim në JNA (Jugoslovenska Narodna Armija).
Megjithatë, ajo e cila ka habitur edhe më shumë opinion publik, sidomos atë kritik, është fakti se Xhaferi mund të bëhet kryetar parlamenti me votat e Aleancës për Shqiptarët, e cila mori mandate deputetësh me fushatë pikërisht kundër BDI-së.
Është e qartë se BDI dhe LSDM nuk i kanë numrat e nevojshëm që të zgjedhin vetë kryeparlamentarin, pasi të dyja bashkë kanë vetëm 59 mandate deputetësh, ndërsa për kryetarin e Kuvendit duhet të votojnë të paktën 61 deputetë. Nëse Ziadin Sela me dy deputetët e tjerë nga Aleanca e tij nuk do t’i jepte “aminin” fjalës së Ali Ahmetit, që të propozojë për kryetar Parlamenti një ish oficer të JNA-së dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Gruevskit, BDI dhe LSDM do të detyroheshin që postin e kryeparlamentarit t’ia japin opozitës së deridjeshme shqiptare, pra Lëvizjes BESA ose Aleancës për Shqiptarët.
Por, Ziadin Sela zgjodhi që edhe një herë të vihet në shërbim të Ali Ahmetit, duke përkrahur pa kushte kandidatin e tij për kryetar Kuvendi dhe duke tradhëtuar opozitën shqiptare. Pas intensifikimit të shërbimeve të tilla të Selës për BDI-në, pritet që këto dy parti të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato lokale ose parlamentare, duke zyrtarizuar koalicionin i cili siç dyshohet ka funksionuar fshehtas tashmë dy vite.
Huazuar nga : kosovalajm.com
Data 03.08.2025
Aktuale
- Zv/ministri i MPB-së, Iseni për incidentin në Kumanovë: Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen!
- Arrestohet në Vlorë Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas
- “Mjaft më me përbuzje dhe nënçmim” – Ali Ahmeti thërret për mobilizim shqiptar
- Fluksi i madh i bashkatdhetarëve: Vonesa dhe sfida në kufirin me Malin e Zi
- VIDEO/ Pamjet e sherrit me thika në Vlorë, momenti kur 32-vjeçari godet dy të rinjtë në trotuar
- Zjarr në malin e Skërficës, flakët rrezikojnë pyllin e mbrojtur në Delvinë! Autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri
- (VIDEO) Thirrje raciste në Kumanovë, reagon opozita shqiptare dhe zv/ministrat shqiptarë
- “Ik se do vdesësh”- Fermeri i kthyer nga emigrimi kërcënohet me armë pranë shtëpisë: Dua vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë!