urodeputeti belg, Guy Verhofstadt, dikur kryeministër i Belgjikës, anëtarë i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, ka deklaruar sot se e ardhmja e Maqedonisë është vënë në pikëpyetje.
Ai ka reaguar ndaj retorikës së ashpër të politikanëve maqedonas, dhe vuri në dukje , se ata do të rrezikojnë konfliktit etnik vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet.
“Nacionalizmi është receta më e mirë për shkatërrimin e të ardhmes evropiane të çdo vendi. Politikanët maqedonas nuk duan të lënë pushtetin dhe kështu rrezikojnë të shkaktojnë konfrontim ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të marrin përgjegjësi serioze dhe të lejojnë formimin e një qeverie. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Tani bëhet fjalë për të ardhmen e sajë”, tha Verhofstadt.