Gjykata e Velesit i ka shqiptuar në mungesë dënim me burg prej 18 muajve 29 vjeçarit Roland Ademovski, pasi tanimë i dënuara ishte akuzuar se ka vjedhë 10 teglla me ajvar, përcjell Fakte.
Sipas akuzës, Rolandi në mbremjen e 29-30 nëntorit të vitit 2015 është futur në hapësirat e podrumit të një ndërtese në Veles, nga ku marrë 10 teglla me ajvar dhe disa vegla tjera punë, të gjitha në vlerë prej 3000 denarëve, shkruan akti i akuzës. Ai duhet t’i ktheje gjërat që i ka marrë si dhe të vuaj burg 18 muaj.
Ndryshe, gjykata e njejtë ka dënuar me 3 vite burg Petre Karimanov (33) i cili më 13 maj 2015 nga një qebaptore në Veles kishte vjedhur 150 qebapë, një shishe raki dhe disa pleskavica.