Analisti Ramadan Ramadan në emisionin Click Plus në tv21, theksoi se nga vonesa e formimit të qeverisë më shumë po humbin shqiptarët.
“Partitë shqiptare nuk janë shtytëse për zgjidhjen e krizës, pasi shqiptarët humbin më së shumti nga kjo vonesë e formimit të qeverisë”, theksoi Ramadani.
“Këto kisha dy vërejtje prej asaj që u bisedua nuk mund të shoh ndonjë tendencë me bojkot të parlamentit por ajo që shihet e kemi argumente është shtyerja se VMRO tenton të përfitojë një ditë e më tepër dhe i bie hise partive shqiptare për konstituim të parlamentit e më pas për qeverinë, shqiptarët në këtë rast duhet të jenë shtytës që proceset të mbarojnë një ditë e më shpejtë, presioni që nuk është trajtuar aspak janë zgjedhjet lokale duhet insistuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë”, shprehet më tej Ramadani.