Anëtari i kryesisë së BDI-së Rafis Aliti ka theksuar se nuk bëhet fjalë për platformë që është bërë në Tiranë apo Prishtinë. Të njëjtat bisedimet sipas tij janë bërë edhe me LSDM-në, ka pasur grup që ka negociuar me VMRO-DPMNE-në dhe grup që ka negociuar me LSDM-në.
“Jorastësisht është zgjedhur rruga dhe bëhet obstrukcion aty ku bartës i funksioneve është ish kryetari i Kuvendit që të mos vjen tek bartja e dialogut apo debatit në Kuvend… Nuk e shoh fajin tek ndërkombëtarët, LSDM ka kërkuar nënshkrimet e faktorit shqiptar dhe duhet t’i prijë këtij procesi, nëse kanë hamendje se nuk mund ta bëjnë le të heqin dorë dhe t’i japin mandatin një partie shqiptare.
Është obligim i tyre që kanë marrë 67 nënshkrime, sepse mbas tyre qëndrojnë mbi 70 përqind e qytetarëve”, ka thënë Aliti në Click plus në TV21.