Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, ka thënë se prioritet për vendin është formimi i Qeverisë dhe pastaj të fillohet me problemet të cilat i tangojnë qytetarët, e ato janë uji dhe ajri i pastër. Këto komente Althauzer i bëri në Tetovë në promovimin e projektit për qytet më të pastër.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që në këtë moment të formohet Qeveria e re dhe pastaj të fillohet me problemet më të rëndësishme që ballafaqohen qytetarët, e ato janë uji dhe ajri i pastër”, tha ambasadorja gjermane.