21 March
Rreth 300 protestues në bizneset e afaristit Sead Koçan janë mbledhur para EU Info qendrës ku kërkojnë të takohen me euro-komisionarin Johanes Han. Protestuesit për momentin kanë bllokuar daljen e EU Info qendrës. Ato kërkojnë tërheqjen e vendimit për paraburgim të pronarit të tyre. Megjithatë raportohet se Han ka lëshuar godinën e Eu Info Qendrës dhe është nisur për në Kuvend ku duhet të realizoj takimet me liderët partiak. Edhe protestuesit pasi kanë kuptuar se Han nuk gjendet në godinën e Eu Info qendrës, janë nisur drejtë Kuvendit, për të vazhduar protestën e tyre.