Partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për komisionin për zgjedhje dhe emërim ku janë dakorduar që VMRO-DPMNE të ketë 6 anëtar, LSDM 5, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar, raporton SHENJA.
Mbledhja kordinative është ndërprerë për një pauzë të shkurtër, ndërsa do të vazhdojë 15:30 kur është caktuar që kordinatorët të caktojnë edhe emrat e anëtarëve. Pas zgjedhjes së anëtarëve të komisionit për zgjedhje dhe emërim kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të thërret vazhdimin e seancës konstituive ku pritet të zgjidhet kryetarë i Kuvendit. /SHENJA/