Para EU Info Qendrës, ka filluar protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.
Ata kanë paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë më masovike. Ata kanë kërkuar që të takohen me komisarin Johanes Hahn, megjithatë nga Hahn kanë marrë përgjigje negative, raporton SHENJA.
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov i cili nuk do të takohet me komisarin Hahn, ka sugjeruar që kohën e planifikuar për takim me të, ta zhvilloj me përfaqësues të kësaj lëvizjes.
Protestuesit kanë sjell me vete edhe kamionë duke bllokuar kështu rrugën.