Kryetari i Gjykatës së Apelit Jovo Vangellovski ka realizuar takim me kryetarin e Prokurorisë Publike, Marko Zvërlevski.
Pas takimit, Vangellovski dhe Zvërlevski deklaruar se takimi ka qenë në drejtim të përmirësimit të komunikimit mes Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë Publike, si palë në procedurat para gjykatës më të madhe në vend.
Zvërlevski nuk dëshiroi t’i komenton procedurat për parregullsi zgjedhore e as për gjendjen në Gjykatën Penale.
Vangellovski sot duhet të takohet edhe me kryetarin e Odës së Avokatëve Nikolla Dodevski dhe Prokuroren Speciale Katica Janeva.
Takime janë organizuar me iniciativë të Vangellovskit.