21 March
Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe Prokurori Publik Marko Zvrlevski janë takuar sot. Thirrja për takim ka ardhur nga Kryetari i Gjykatës më të lartë në vend. Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale si dhe lëndët të cilat shqyrtohen nga Prokuroria Themelore Publike. Raportohet se Zvrlevski nuk ka dashur të përgjigjet rreth asaj se ndaj cilave parti janë hapur procedura hetimore dhe se vallë a po hetohet vetëm LSDM-ja.
Përveç me Zvrlevskin, Vangellovski ka paralajmëruar se do të takohet edhe me Nikolla Dodevskin i cili është kryetar i Dhomës së avokatëve dhe Prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva.