Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Vjenë realizoi takim me homologun austriak dhe kryesues aktual me OSBE-në, Sebastian Kurc.
Siç kumtoi MPJ, ministrat kanë biseduar për stabilitetin rajonal dhe nevojën e integrimit në BE si garanci më e mirë për zhvillimin e Ballkanit.
“Çfarëdo që të ndodh në rajon, pavarësisht sfidave, nëse anëtarësimi në BE është i arritshëm, kjo do t’i stabilizojë të gjitha vendet, ndërsa do t’i relaksojë edhe sfidat brenda Unionit. Kriza e emigrantëve, zhvendosjet gjeopolitike, kanosjet e radikalizmit dhe terrorizmit dhe konkurrencës globale janë vetëm shembujt më të freskët për atë se ndajmë interesa të njëjta. E vetmja gjë e logjikshme është të kërkojmë bashkim rreth një kauze: të jemi pjesë e BE-së dhe tregut të përbashkët me siguri është garancia më e thjeshtë për paqe dhe zhvillim në Maqedoni dhe Rajon”, theksoi ministri Poposki pas takimit.
Takimi u mbajt gjatë vizitës së Poposkit në Vjenë, gjatë së cilit mbajti fjalim në seancën e Këshillit të përhershëm të OSBE-së.