Kryetarët aktual të komunave dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë kompetencat e tyre deri në mesin e muajit maj, njoftuan sot nga ministria e vetëqeverisjes lokale, transmeton Tetova1.
“Për shkak të situatës së krijuar që del nga mungesa e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve lokale në afatin ligjor, ministria e vetëqeverisjes lokale kërkoi mendim nga ministria e drejtësisë si kompetente për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Në pajtim me mendimin e ministrisë së drejtësisë, kryetarët aktual dhe anëtarët e këshillave të komunave mund që t`i kryejnë obligimet e tyre me ligj deri në përfundim të afatit të caktuar në nenin 16 qëndrimi 1 nga Rregullorja zgjedhore gjegjësisht deri në përfundim të gjysmës së parë të muajit maj, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të drejtës së garantuar kushtetuese të qytetarëve të pushtetit lokal përmes sigurimit të vazhdimit të kryerjes së kompetencave nga ana e organeve të komunës”, njoftuan nga ministria.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenet 114 dhe 115 e garanton të drejtën e qytetarëve të vetëqeverisjes lokale si dhe të drejtës që përmes përfaqësuesve të tyre të marrin pjesë në vendimmarrjen për çështjet nga rëndësia lokale.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Të paktën tetë persona humbën jetën nga stuhia në Vietnam
- Bajraktari: Votimi i kandidatëve joshumicë veç e veç është shkelje kushtetuese
- Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët. Nuk raportohet për persona të lënduar
- Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit
- “Do të jetë keq”! Trump përsërit kërcënimin me sanksione ekonomike ndaj Rusisë, nuk përcakton afat kohor
- Bayer Leverkusen zyrtarizon mbërritjen e spanjolit Lucas Vazquez…
- Krasniqi: Nuk mund të fshihen pas Konjufcës, qeverisja e Kurtit ka qenë nivel i Bashës
- Tragjedia e një adoleshenti: Si ChatGPT u bë pjesë e një historie të dhimbshme