Sekretari Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski ka dorëzuar iniciativën e LSDM për vazhdimin e seancës konstitutive.
“Sot kemi dorëzuar inciativë konkrete që të mos ketë arsyetime dhe dilema në lidhje me sigurimin e shumicës parlamentare dhe këtu kemi dorëzuar 67 nënshkrime. Edhe përskaj asaj se Rregullorja e punës nuk e kërkon këtë që të vazhdoj seanca konstitutive. Presim që Trajko Velanovski menjëherë të caktoj vazhdim të seancës konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë dhe më në fund ky institucion përfaqësues i qytetarëve të Maqedonisë të filloj të funksionoj për arsye se ai duhet të punoj dhe funksionoj në interes të qytetarëve të vendit”, tha Spasovski, përcjell SHENJA.
Ai më tej shtoi se hapi i parë është përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit i cili do të tërheq tha ai “argumentin e fundit jo racional të Ivanovit i cili është i obliguar të ja jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev”.