Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.
Këtë e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit.
Marrja në pyetje e Zaevit ka të bëj me përdorimin e mjeteve të palejuara për fushatë zgjedhore, si dhe shtrembërim të të dhënave në raportet financiare të partisë.
Përpos Zaevit në pyetje do të merret edhe Sekretari Gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili duhet të paraqitet në prokurori, të hënën ose të martën.