Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.
Këtë e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Zaev duhet të sigurojë informata rreth mënyrës së financimit të LSDM-së, por edhe për falsifikimin e mundshëm të të dhënave financiare të partisë.
Përveç Zaevit në bisedë është thirrur edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski.
“Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës ë funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit si grup i organizuar e kanë kryer veprën penale, ofrim, dhënie ose premtim të dhuratës ose tjetër përfitim që të përfitojnë persona me të drejtë vote. Ndikimi ndaj personave në dy njësitë zgjedhore, ka pasur për qëllim që në mënyrë të caktuar të kryhet e drejta e votës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.