VMRO-DPMNE sot përmes një njoftimi edhe një herë rekomandoi se mbetet në ofertën e saj, “nëse LSDM-ja heq dorë nga Platforma e Tiranës dhe realizimit të elementëve të përmbajtur në të, do t’i japë përkrahje Zoran Zaevit që të formojë qeveri”.
Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje për krizën sepse, siç citohet, qytetarët atëherë do të mundet qartë të vendosin nëse do ta përkrahin Platformën e Tiranës dhe elementët që ajo përmban.
Partia e Nikolla Gruevskit ka më shumë se 10-të ditë që nëpërmjet komunikatave merret më platformën dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.